Deputeti i LVV-GUXO i bashkohet Osmanit?!

Advertisement

Sipas burimeve të Gazeta Minuti brenda zhvillimeve politike, deputeti i LVV-Guxo, Haxhi Avdyli, thuhet se ka zhvilluar bisedime me presidenten Vjosa Osmani, ku është diskutuar mundësia e një bashkëpunimi për zgjedhjet e ardhshme.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se është arritur një pajtim parimor që Avdyli t’i bashkohet një liste të përbashkët, e cila pritet të përfshijë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe rrethin politik të afërt me Osmanin.

Megjithatë, deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar nga palët e përfshira. Burimet theksojnë se komunikimet kanë qenë të vazhdueshme dhe se kjo lëvizje mund të jetë pjesë e një strategjie më të gjerë për rikonfigurimin e skenës politike në prag të zgjedhjeve.

Advertisement