Deputeti gjerman: Vuçiq gënjen pa pikë turpi, po krijon mjedis të favorshëm për agresionin kriminal ndaj Kosovës

Advertisement

Deputeti gjerman i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer, i ka reaguar presidentit serb, Vuçiq, lidhur me pretendimet e tij se në Kosovë po ndodh spastrim etnik. Këto deklarata, Vuçiq i ka bërë në takim me ambasadorin rus, Botsan-Kharchenko.

Butikofer i ka quajtur gënjeshtra të paturpshme këto deklarata të presidentit serb, duke thënë se këto po krijojnë një mjedis të favorshëm për agresionin kriminal kundër Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Ai ka kërkuar që Bashkimi Evropian t’i dënojë këto sjellje të Serbisë.

“Vuçiq gënjen me paturpësi: në Kosovë nuk ka spastrim etnik. Gënjeshtrat serbe po krijojnë një mjedis të favorshëm për agresion kriminal kundër Kosovës. Narrativa e Vuçiqit i jep justifikim ekstremizmit serb. A do të sjellë BE-ja pasoja?”, ka shkruar Butikofer.

 

https://x.com/bueti/status/1706313109114118603?s=20

https://x.com/bueti/status/1706313109114118603?s=20

Policia e Kosovës, në aksionin e djeshëm rapotohet se ka eleminuar katër terroristë, ndërsa ka arrestuar dy të tjerë, duke përfshirë arrestimin edhe të katër civilëve të cilët janë kapur në posedim të radiolidhjeve. Ata dyshohet se kanë asistuar grupin e armatosur gjatë kohës kur Policia e Kosovës ishte vënë në ndjekje të tyre. /Reporteri.net/.

Advertisement