Kryeministri, Albin Kurti ka takuar sot komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral Major Ozkan Ulutash.
Kurti ka mirëpritur shtimin e trupave të KFOR-it dhe ka thënë që kjo prezencë duhet të koncentrohet në ruajtjen e kufirit mes Kosovës e Serbisë.
Sipas tij, prej aty ka hyrë armatimi i Serbisë dhe vjen kërcënimi për Kosovën.
“Kryeministri Kurti po ashtu theksoi nevojën që në veri të vendit të ofrohen shërbime të rregullta për qytetarët nga institucionet e Kosovës, prandaj duhet të garantohet liria e lëvizjes” – njofton Zyra e Kryeministrit.
Tema kyçe e takimit ka qenë situata e sigurisë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Kosovë, të cilin, sipas ZKM-së Kurti e ka lidhur me Serbinë dhe ka kërkuar hetim ndërkombëtar në Serbi mbi përgatitjet, furnizimin dhe orkestrimin e këtij sulmi.
Gjeneralmajori turk, Ozkan Ulutash ka marrë postin e komandatit të KFOR-it më 10 tetor, pas përfundimit të mandatit të komandatit paraprak. Ai është komandati i 28-të i KFOR-it.