Dalin pamjet nga vendi ku u sulmuan policët e Kosovës në veri të Mitrovicës (VIDEO/FOTO)

Advertisement

Rreth orës 12:40 të ditës së sotme, një veturë me targa të Serbisë ka goditur një zyrtar policor të Kosovës në veri të Mitrovicës.

Incidenti ka ndodhur pasi patrulla policore i ka bërë me shenjë veturës që të ndalojë, pasi kanë dyshuar se në të gjenden narkotikë, shkruan Ballkani.info.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka thënë se patrulla policore ka tentuar të ndalojë një person që dyshohej se kishte lëndë narkotike në veturë.

“I dyshuari ka goditur një veturë të policisë dhe një polic. Pati të shtëna. Nuk ka pasur të lënduar apo të arrestuar nga këto të shtëna, policia e ka sekuestruar veturën e të dyshuarit”, ka thënë Elshani, shkruan Ballkani.info.

Vetura nuk është ndalur, dhe shoferi i saj ka përshpejtuar dhe e ka goditur një polic.

Zyrtarët policorë, me këtë rast kanë shtënë me armë zjarri ndaj veturës, por që nuk ka rezultuar me ndonjë të plagosur.

Advertisement

Sipas policisë, shoferi ka arritur të dalë nga vetura dhe të largohet në këmbë.

Policia e ka rrethuar vendin e ngjarjes, ndërsa numri i pjesëtarëve policorë është relativisht i madh në vend. /Ballkani.info/

 

 

https://m.youtube.com/watch?embeds_referring_euri=https://ballkani.info/&feature=emb_title&source_ve_path=MzY4NDIsMzY4NDIsMTY0OTksMjg2NjQsMjg2NjQsMjg2NjQsMjg2NjQsMTY0OTksMjM4NTE&v=P-Sjb4iuCKQ&time_continue=24