Çfarë moti na pret ne wikend?

Advertisement

Gjatë ditës së nesërme reshjet do të pushojnë (madje priten edhe intervale kohore me diell në disa rajone) për të rifilluar përsëri gjatë orëve të natës së ardhshme.

Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, ndërsa reshje bore priten vetëm në zonat kodrinore-malore në veri, verilindje, lindje dhe juglindje të vendit. Në mbrëmje reshjet pritet të pushojnë për të rifilluar përsëri më vonë.

Edhe në Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore nesër pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu e bore në viset kodrinore-malore. Vetëm në veri të Malit të Zi priten reshje të dendura bore të cilat pastaj do të pushojnë.

Gjatë natës së ardhshme do të rifillojnë reshjet e shiut dhe borës për shkak të ardhjes së ciklonit më të ri nga Italia. Gjatë orëve të natës dhe mëngjesit të hershëm priten reshje bore në shumë zona, por gjatë orëve të ditës së shtunë ato kthehen në reshje shiu për hskak të rritjes së menjëhershme të temperaturave dhe erërave jugore.

Advertisement

Të dielën fatmirësisht parashihet që reshjet të pushojnë, por ato pritet të rikthehen të hënën ku priten reshje lokale shiu e në zonat malore reshje bore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *