Në parkun e Gërmisë në Prishtinë gjatë javës është parë gjarpri më helmues në Evropë që quhet “Vipera Ammodytes”.
Ky gjarpër që njihet ndryshe edhe si gjarpri i gurit, sipas biologëve në këtë periudhë të vitit është më aktiv në këtë pjesë, por edhe në Malësi të Gollakut.
Por çfarë dimë më për këtë lloj gjarpri.
“Vipera Ammodytes” njihet ndryshe edhe me emra të tjerë sikurse nepërka me brirë, nepërkë me hundë të gjatë, nepërkë me brirë hundore, nepërkë rëre, etj.
Është një specie nepërkash që gjendet në Evropën Jugore, kryesisht në Italinë veriore dhe në
Si të gjitha nepërkat, ky lloj gjarpri është helmues. Për shkak të trupit të tij të madh, dhëmbëve të gjatë (deri në 13 mm) dhe helmit shumë toksik, thuhet se është më i rrezikshmi nga gjarpërinjtë helmues evropianë