Çedomir Jovanoviç thotë se ajo çfarë ndodhi në Banjskë është sulm terrorist

Advertisement

Çedomir Jovanoviq ia shkundi pendlat Aces (Vuçiqit) në një kanal televiziv të Beogradit, mbrëmë. Ajo çfarë ndodhi në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator, është sulm terrorist, thotë ai.

– A është Albin Kurti terrorist? – shtruan pyetjen drejtuesit e emisionit “Novo jutro”.

– Për mua Albin Kurti nuk është terrorist. Albin Kurti është lider i shqiptarëve të Kosovës, nuk është kriminel…

– Ju po e mbroni Albin Kurtin? – pasoi pyetja tjetër.

– Jo, unë tregova realitetin që juve nuk iu pëlqen.

Çedomir Jovanoviq tërhoqi vërejtjen se është i urryer në Serbi.

– Mua më quajnë izdajica, šiptar, ustaš…, tha ai.

Advertisement

Mëtej shtoi se vrasja e policit shqiptar (Afrim Bunjaku) është tmerr. Tmerr është edhe vrasja e tre sulmuesve serbë, ngase ata kanë lënë fëmijë…

… Dhe ti kap pushkën në dorë, të ikën mendja.

Dikur dhe tash serbët i quajnë shqiptarët terroristë. Edhe këta neve na quajnë terroristë. Për serbët Adem Jashari është terrorist, për shqiptarët – hero…