Ç𝐦𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐝𝐞𝐫𝐢𝐯𝐚𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐧ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë- 𝐊𝐫𝐲𝐞𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐒𝐡𝐨𝐪𝐚𝐭ë𝐬 𝐬ë 𝐍𝐚𝐟𝐭ë𝐭𝐚𝐫ë𝐯𝐞 𝐣𝐞𝐩 𝐥𝐚𝐣𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐬𝐡𝐮𝐦ë𝐩𝐫𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐩ë𝐫 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫ë𝐭

Advertisement

Çmimi i derivateve në bursën ndërkombëtare ka shënuar ulje. Duket se i njëjti ritëm po vazhdon edhe në Kosovë javëve të fundit, shkruan Insajderi.

Gjatë kësaj periudhe çmimet e derivateve në Kosovë sillen përafërsisht rreth 1.35 cent për disel dhe 1.32cent për benzin.

Kryetar i shoqatës se naftëtarëve, Fadil Berjani ka thënë për Insajderin se çmimet e derivateve janë më të lira në Kosovë, krahasuar me çmimet në Shqipëri dhe Serbi.

Çmimet sot në Kosovë sillen përafërsisht: Dizelli 1.35 cent Benzina 1.32 cent. Në regjion: Shqipëri Dizelli 1.76 cent, Benzina 1.75 cent Serbi Dizelli 1.66 cent Benzina 1.67 cent. Çmimet kanë ra dhe janë në ramje, dihet se për dy muaj kemi ramje të derivateve 60 cent për litër“, tha ai.

Tutje, Berjani ka thënë se në ditët në vijim pritet të ketë rënie të çmimeve të derivateve në vendin tonë.

Advertisement

Derivatet akoma janë të larta për standardin e qytetarëve tanë por çmimin e përcakton BERZA dhe organizata prodhuese OPEK. Ka ramje në tregjet ndërkombëtare dhe te ne po reflektojnë ramja e derivateve. Dihet se në rritjen e shportës se qytetarit shumë markete dhe biznese të ndryshme i kanë rritë çmimet tash kemi ramje te derivateve duhet edhe shporta e qytetarit te lirohet. Në ditët në vijim pritet të ketë ramje të derivateve“, ka thënë Berjani për Insajderin.