Ylli Dërvishi, i njohur nga publiku si Buci, ka reaguar për herë të parë ndaj publikut që nga largimi i tij nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova.
Në një postim në llogarinë e tij personale në Instagram, Buci ka ndarë me ndjekësit një fotografi ku ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj të gjithë atyre që e kanë mbështetur gjatë aventurës së tij në këtë spektakël.
Postimi në Instagram vjen m e thënien “Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, duke treguar se, pavarësisht daljes nga shtëpia, ai është falënderues për dashurinë dhe inkurajimin e marrë nga fansat.
Veç kësaj, ai ka rishpërndarë një video emocionuese në InstaStory të tijën, ku shihet me të fejuarën e tij Veronën pas eleminimit.
Verona ka shkruar në videon e saj: “Krenare për kush je ti. Kam qenë dhe do jem mbështetja jote më e madhe në jetë. Të dua”.