Borrel i ashpër: Ka një kritikë dhe një kërkesë urgjente për Kosovën

Advertisement

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell në një konferencë për media ka folur rreth takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel ku ka thënë se nuk është arritur marrëveshje dhe nuk ka patur përparime në dialog.

Borrell me një ton urdhërues i është drejtuar palës kosovare të marrë hapa për deeskalim të menjëhershëm të situatës në veri dhe për të ndërmarrë hapa të shpejtë për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në mënyrë të menjëhershme.

Borrell ka konsideruar se Kosova ka ndërmarrë disa hapa drejt deeskalimit, por që hapat kanë dështuar dhe nuk kanë zgjatur, shkruan Paparaci.com.

“Unë gjithashtu duhet të ju informoj se nuk ka proges në deeskalimin e tensioneve në veri të Kosovës. Si një rikujtim, të gjitha 27 vendet e BE-së, të gjitha së bashku, kanë kërkuar për hapa konkret për të larguar krizën. Disa hapa janë marrë nga Kosova, dhe ne i mirëpresim, por ato dështojnë shpejt për të përmbushur kërkesën për deeskalim.”

“Ne sot kërkojmë nga palët të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për deeskalim të situates, të shmangin ndonjë destabilizim të mëtutjeshëm dhe të hapin rrugë për zgjedhjet e parakohshme që të mbahen menjëherë.”, tha Borrell.

Ai tha se BE nuk mund të presë krizën e radhës dhe kjo duhet të ndodh menjëherë sipas kërkesës së Bashkimit Evropian dhe bashkësisë ndërkombëtare.

Advertisement

Duke folur për çështjen e zgjedhjeve në veri, Borrell tha se ka dy mënyra që kjo të ndodh, por ka favorizuar dorëheqjen e kryetarëve si mënyrë më të shpejtë.

“Zgjedhjet mund të shkojnë edhe kah dorëheqjet e kryetarëve ose mbledhjen e nënshkrimeve nga qytetarët për t’i shkarkuar kryetarët. Më lejoni të qartësoj në emër të BE-së se dorëheqja e kryetarëve të zgjedhur me 3 përqind të qytetarëve është mënyra më e mire për t’i mundësuar zgjedhjet, procedura tjetër është e gjatë dhe e pasigurtë.”, tha Borrell.