Është gjetur në Mitrovicë të Veriut vetura e tipit BMW 320 me targa gjermane e cila ishte raportuar e vjedhur dhe po kërkohej nga autoritetet e Gjermanisë, transmeton Gazeta10.
Kjo u arrit si rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtar në mes të autoriteteve gjermane dhe Policisë së Kosovës, përkatësisht Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU).
Vetura e vjedhur fillimisht u lokalizua në veri të vendit, ku njësitet policore të Drejtorisë Rajonale Mitrovicë Veri,kanë arritur ta konfiskojnë edhe automjetin e kërkuar.
“Lidhur me rastin, janë duke u kryer të gjitha veprimet e mëtejme ligjore dhe hetimore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë dhe të autoriteteve të shtetit Gjerman.”, thuhet në njoftim të Policisë së Kosovës./Gazeta10