Blerta Deliu: Kam informtata se Erden Atiq është banor i Fushë-Koosvës!

Advertisement

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, në fjalën e mbajtur në Kuvend ka shprehur mirënjohjen për Policinë e Kosovës, KFOR dhe mediat të cilat tash e disa ditë janë duke vepruar në veri, ku ka patur trazira.

 

Deliu në fjalën e saj tha se kryeministri Kurti dhe ministri Sveçla vazhdimisht kanë qenë armiqësorë me Policinë dhe për këtë duhet të kërkojnë falje.

“E kemi ndjek me shumë interesim dhe kemi prit që kryeminsitri të ishte këtu për të folur për zhvillimet në veri. Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për Policinë, KFOR dhe mediat” 

Zoti kryeministër nëse vetëm i ktheheni videove, kryeministri i ka hedhur sprej policëve. Po ashtu edhe ministri i Punëve të Brendshme që është tani Xhelal Sveçla, ka vepruar njëjtë. Nga Grandi tek Kuvendi ka organizuar me dhjetra demostrata, ka qenë i dhunshëm jo vetëm kundër institucioneve por edhe Policisë së Kosovës dhe duhet t’u kërkojë falje” tha Deliu.

Advertisement

Tutje deputetja e PDK-së i ka reaguar Kurtit, duke thënë se Erden Atiq, kryetari i Mitrovicës nga radhët e LVV-së, është banor i Fushë-Kosovës.