Bekë Berisha tallet me të arrestuarin Ridvan Muharremi: Pse more Ridi nuk t’hollon petë lakrori

Advertisement

Policia e Kosovës sot ka arrestuar afaristin Ridvan Muharremin për aferën e rezervave shtetërore.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, është tallur me të, i cili është edhe pronar i një furre buke, se pse u përzie në biznesin e armëve.

“Pse veq në Kosovë furragjia pretendon me u bo mafiash , po pse more Ridi nuk t’hollon petët e laknorit po perzihesh në kontrabandë boterore të armeve! Vjedhja në vaj kemi mirkuptim sepse vaji ka lidhje me burek! Por arme dhe laknor nuk kanë lidhje!”, ka shkruar ai.

Advertisement