Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar për bastisjet e Gjykatës Speciale, që sot po vazhdojnë në shtëpinë e ish-këshilltarit të Thaçit, Artan Beharami.
Çitaku ka thënë se kjo nuk është drejtësi, por persekutim e përndjekje politike.
“Kjo nuk është drejtësi. Kjo është përndjekje. Persekutim.
Dje Blerimi e Bashkimi. Sot Artani. Nesër nuk e di.
Po ajo që po shihet sheshazi është që kjo është përndjekje politike”, ka shkruar Çitaku.
Kujtojmë se bastisje gjatë ditës së djeshme ka pasur edhe në shtëpitë e ish-këshilltarëve të Hashim Thaçit, Blerim Shala e Bashkim Smaka.
Këto operacione po mbështetën nga Policia e Kosovës dhe EULEX.
Në anën tjetër, dje në Hagë, ka vazhduar procesi gjyqësor me dëshmitarin e 31-të. Ky i fundit kishte qenë ushtar i UÇK-së në zonën e Drenocit.
Ai është marrë në pyetje lidhur me strukturën komanduese. /Reporteri.net/