Dimal Basha, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar në Facebook sërish për opozitën, duke i pyetur nëse pajtohen të themelohet Asociacioni për t’i përmirësuar raportet me Miroslav Lajçakun, emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi.
Ai ka thënë se se Kurti nuk po “thotë se nuk ka asociacion” apo duhet të zbatohet e tërë marrëveshja.
’Sonte nëpër debate keni mundësi me tregu qëndrimin, e jo me shit kopalla “na prishtë me BE-në.” Kallzoni, a pajtoheni me themelu Zajednicën për m’u ndreç me Lajçakun?”, ka thënë Basha.
Më pas ai ka shtruar pyetje për opozitën në Kosovë.
”Pajtoni ne themelu Asociacionin e pastaj uleni me bisedu për tema tjera? apo jeni dakord me Kryeministrin që ose zbatim të komplet marrëvëshjes, ose nuk ka mundësi Vuçiqi me pas opsionin “zgjedh dhe fito”.