Bankat në Kosovë i shtrenjtojnë sërish kreditë

Advertisement

Brenda vetëm dy muajsh, bankat në Kosovë kanë shtrenjtuar normat e interesit në disa lloje të kredive, ndërsa rritje e vazhdueshme vërehet tek kreditë konsumuese.

Nga ky lloj i kredisë prekën pjesa më e madhe e qytetarëve të Kosovës pasi ka pjesëmarrjen më të lartë në portofolin kreditore.

Në muajin Prill 2023, norma mesatare e interesit në kredi ka arritur në 6.3 për qind, thuhet në raportimin mujor të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Rritje konstante nga muaji në muaj vërehet sidomos tek kreditë konsumuese. Kështu norma mesatare e interesit tek kreditë konsumuese ka arritur në 6.3 për qind në muajin prill, derisa vetëm një muaj më herët, në mars, ishte 6.2 për qind. Vitin e kaluar, kamata për këtë lloj kredie ishte nën 6 për qind.

Advertisement

Ndërsa janë ‘liruar’ kreditë bujqësore, ku nga 6.5 për qind sa ishte kamata në mars, ka rënë në 5.9 për qind në muajin prill.