Banjska ishte një akt serioz i destabilizimit rajonal

Advertisement

Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Gërliç-Radman, në prag të nisjes së samitit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Luksenburg, ka thënë se sulmi terrorist i paramilitarëve serbë në Kosovë duhet merret seriozisht nga Bashkimi Europian.

“Ajo që ndodhi në Banjskë ishte një akt serioz i destabilizimit rajonal dhe ne duhet të përgjigjemi” – ka deklaruar kryediplomati kroat para gazetarëve në Luksenburg, teksa ka folur edhe për situatën në Bosnje-Hercegovinë.

Krerët e diplomacisë së 27 shteteve anëtare të BE-së do të shqyrtojnë mënyrën se si të zgjidhin krizën gjithnjë e më të mprehtë në veriun e Kosovës të banuar kryesisht me serbë etnikë, në mënyrë që t’i hapet rruga implementimit të Marrëveshjes Bazë të Brukselit, dhe Aneksit të Implementimit të Ohërit, pas zbutjes së tensioneve.

Advertisement

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, do të raportojë para kryediplomatëve evropianë për rezultatet e takimeve diplomatike që “pesëshja e madhe” ka pasur më 21 tetor me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Prishtinë dhe Beograd, në përpkjekje për ripërtëritjen e procesit të dialogut