Babai i ish-deputetit arrestohet për rastin tronditës të 23-vjeçares në Pejë

Advertisement

Sh. Berisha dhe I.G., 66-vjeç dh 67-vjeç, janë dy të arrestuarit nën dyshimet për dhunimin e 23-vjeçares në Pejë më 8 dhe 9 dhjetor.

Policia i arrestoi dy të moshuarit nën dyshimet për dhunim të 23-vjeçares, e cila sipas informatave të policisë, ishte shtetas e Shqipërisë dhe me probleme mendore.

Dy të dyshuarit janë ndaluar sot me urdhër të Prokurorisë dhe janë dërguar në mbajtje.

Rastin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se dy personat janë ndaluar, si dhe është gjetur dhe sekuestruar një veturë që dyshohet se është përdorur në rast.

“Dy persona janë arrestuar dhe ndaluar me urdhër të prokurorit që dyshohen se kanë kryer veprën ‘Dhunimi’, gjithashtu është sekuestru vetura që dyshohet se është përdor për të kryer këtë vepër penale dhe njëkohësisht është siguruar vendi ku dyshohet se është kryer vepra penale. Arrestimi ka ardhur pas një pune intensive me urdhër të prokurorit të shtetit”, është shprehur Nikçi për Paparacin.

Advertisement

Sipas informacioneve jo zyrtare të publikuara nga portali Nacionale sot, njëri nga të arrestuarit dyshohet të jetë babai i ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Veton Berishës.