Avokati Jashari për vrasjen e Liridona Murselit: Duket më shumë si vrasje e planifikuar, sesa si grabitje

Advertisement

Avokati Arber Jashari ka ngritur dyshime lidhur me motivet e krimit të mbrëmshëm që tronditi Prishtinën ku e vrarë mbeti Liridona Murseli si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit.

Rasti u raportua si plaçkitje e cila përfundoi me të shkrepura armësh, por Jashari thotë se akti i mbrëmshëm më shumë i ka karakteristikat e një vrasjeje të planifikuar sesa grabitje, shkruan Paparaci.com.

Advertisement