Sipas kualifikimit aktual, mirëpo që nuk përjashtohet mundësia që të rikualifikohet mbase në fazat e më pastajme, bazohem edhe në indikacionet të cilat mund të hasen gjatë procesit të më pastajmë. Sipas kualifikimit aktual që është “Vrasje në bashkëkryerje”, e që maksimumi i dënimit për këtë vepër penale që mund t’u shqiptohen të miturve është deri në 5 vite”, tha avokati Bajraktari.
Ai tha se rrethanë determinuese në rastin e përcaktimit të moshës, është momenti i kryerjes së veprës penale.
“Rrethanë determinuese në rastin e përcaktimit të moshës është momenti i kryerjes së veprës penale, sepse kemi dëgjuar dje se ‘jo duhet me i mbajt në paraburgim deri sa të arrijnë moshën 18-vjeçare, të ngjashme’, që kryesisht kanë qenë mbase edhe laik të fushës jo të profesionit, megjithatë unë e kuptoj reagimin edhe shqetësimet e opinionit publik në lidhje me pamjet të cilat janë shpërfaqur nga ana e mediave, megjithatë duhet me e pasë parasysh që këta i përkasin kategorisë së kryerësve të mitur, që nënkupton që ndaj këtyre zbatohen dispozitat e kodit të drejtësisë për të mitur gjatë gjithë ecurisë së procesit për çka zhvillohet ndaj tyre”, tha Bajraktari.
Avokati tregoi se kodi i drejtësisë për të mitur është i vitit 2013, i cili është edhe kësaj në harmoni edhe m e direktivat përkatëse të Bashkimit Evropian.