Deputeti i Vetëvendosjes, Avni Dehari që është babai i Astrit Deharit, ka reaguar pas pretendimeve të ngritura nga deputeti Haki Abazi lidhur me zhdukjen e mostrave nga Institutit Mjeko-Ligjor (IML).
Dehari e ka pyetur deputetin Abazi se pse ka heshtur deri më tani dhe pse po flet tani.
“Rasti i mostrave ka ndodhur më 8.12.2022. Pyetini ata që tash ngritën ps e kanë heshtur atëherë dhe pse duan të flasin tani për këtë rast.” – ka thënë ai.
Tutje, ai ka akuzuar Abazin se po e përdorë rastin e Astrit Deharit për arritjen e synimeve personale.
“Nuk dua të lëshohem në rrafshin e atyre personave që rastin e Astritit dhe çdo rast tjetër e shfrytëzojnë për realizimin e synimeve personale.” – ka deklaruar ai për Frontonline.
Ndryshe, deputeti i VV-së, Haki Abazi u shpreh të enjten në një konferenë për media se ekzistojnë video-inçizime që tregojnë dhe vërtetojnë se kush i kishte zhdukur mostrat e Deharit në Institutin Mjeko-Ligjor (IML).
Kjo deklaratë e tij ka nxitur reagime të shumta.