Anëtari i Kryesisë së degës dhe asamblisti më i votuar i LDK-së në zgjedhjet e fundit lokale, Agron Përçuku, përmes ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit, gjegjësisht Kuvendit Zgjedhor që ka nisur të mbahet në degën e LDK-së në Vushtrri.
Ai thotë se nuk dëshiron do të marrë pjesë në këtë Kuvend Zgjedhor jo demokratik për shkak të mbarëvajtjes së procesit, transmeton VeriuInfo.
Ndryshe, ky Kuvend Zgjedhor është duke u mbajtur momentalisht me përcjellje policor dhe sigurim fizik.
Postimi i Agron Përçuku:
Të nderuar qytetar dhe simpatizant të LDK-së, sot po mbahet kuvendi i X i LDK-së në Vushtrri.
Unë Agron Perquku si asambleisti më i votuar i LDK-së në Vushtrri nuk dua të jem pjesë e këtij procesi zgjedhor jo demokratik për shkaqe të mbarvajtjes së procesit, duke respektuar qytetarët apo simpatizantët e LDK-së nuk dua të jem pjesë e kësaj strukture të turbullt nga të dy grupet të cilat veprojn për interesa personale.
I juaji Agron Perquku