Është arrestuar një 22 vjeçar mashkull i dyshuar për rrahje të një serbi mbrëmë në Subodoll të Mitrovicës.
Lajmin për Veriu.info e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i policisë së Kosovës për rajonin e jugut.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./Veriu.info
Raporti i plotë i policisë:
Mitrovicë, 23 janar 2023
Në orët e pasdites së sotme, hetuesit Policor në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në veprën penale lëndim i lehtë trupor.
Arrestimi i të dyshuarit m/sh/kosovar, rreth 22 vjeçar, është bërë mbi dyshime të arsyeshme për përfshirje në veprën penale lëndim i lehtë trupor i ndodhur dje me datën 22 janar 2023, në fshatin Suhodoll të Mitrovicës.