Anulimi i “Defender Europe 23”, Selimi: Kjo është pasoja e parë direkte, e rëndë për qeverinë e Kosovës

Advertisement

Ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi nëpërmjet një postimi në Twitter ka thënë se anulimi i stërvitjes më të madhe ushtarake Defender Europe 23 ka të bëjë me pasojën e parë direkte ndaj qeverisë së Kosovës për ngjarjet në veri të vendit.

Në postimin e tij, Selimi ka thënë se nuk është i sigurt nëse paralajmërimet e ndërkombëtarëve po dëgjohen nga dikush në Kosovë, shkruan Paparaci.com.

Nëse është e vërtetë ajo që po dëgjoj nga Shtabi i NATO-s, se stërvitja më e madhe ushtarake #Defender23 u anulua në territorin e Kosovës, dhe se kjo është pasoja e parë direkte, shumë e rëndë për qeverinë e Kosovës – dhe ne të gjithëve! Nuk jam i sigurt se dikush po dëgjon paralajmërimet e përsëritura perëndimore”, tha Selimi.

Advertisement