Tash e sa ditë Andi Pajaziti ndodhej në Qendrën KIinike Universitare të Kosovës (QKUK), pas plagëve të marra natën e 4 gushtit.
Burime të Raporto24 bëjnë me dije se Pajaziti i njohur me nofkën Andi Italiani, është dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë, në Dyz
Si i dyshuar për vrasjen e Kastriot Ramadanit në lokalin “Bon Vivant”, Andi Pajaziti poashtu kishte marrë lëndime trupore.
Sipas prokurorisë i ndjeri Kastriot Ramadani po qëndronte ulur në lokal me Dukagjin Nikollaj dhe një person akoma të paidentifikuar nga prokuroria teksa në ato momente në “Bon Vivant” kishin hyrë Andi Pajaziti dhe Gëzim Zakuti.
“Ekziston dyshimi i bazuar se me datën 4 gusht 2023 rreth orës 23:17, në lokalin “Bon Vivant” në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, pas një përleshje fizike në mes të pandehurve Andi Pajaziti dhe Gëzim Zakuti në njërën anë me të pandehurit Dukagjin Nikollaj, Kastriot Ramadani dhe tani të ndjerin Kastriot Ramadani dhe personit të paidentifikuar deri më tani në anën tjetër, me dashje që ta privojnë njëri-tjetrin nga jeta, në atë mënyrë që derisa në lokal ishin të ulur të pandehurit Dukagjin Nikollaj dhe tani i ndjeri Kastriot Ramadani si dhe një person tjetër deri më tani i paidentifikuar në lokalin e lartë cekur kanë ardhur Andi Pajaziti dhe Gëzim Zakuti dhe kanë qëndruar në këmbë në afërsi të tavolinës ku ishin ulur të pandehurit Dukagjin Nikollaj i cili gjendet në arrati dhe tani i ndjeri Kastriot Ramadani”, pati përshkruar prokuroria.
Prokuroria pretendon se Andi Pajaziti i njohur si “italiani” dhe Dukagjin Nikollaj kishin nisur të përleshen fizikisht. Më pas, i ndjeri Ramadani kishte goditur Pajazitin me një shishe qelqi dhe ky i fundit kishte shkrepur në drejtim të tashmë viktimës.
Sipas prokurorisë, Dukagjin Nikollaj e ka nxjerrë armën e zjarrit nga një çantë e dorës dhe i njëjti kishte shkrepur në drejtim të Andi Pajazitit.
Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka caktuar nga një muaj paraburgim Andi Pajazitit për “Vrasje të rëndë” dhe Hisni Gecaj dhe Gëzim Zakuti për “pjesëmarrje në rrahje”, për rastin e vrasjes dhe plagosjeve të premtën mbrëma në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë.