Analisti i njohur Xhevdet Poshari, ka reaguar lidhur me çmimet e larta të produkteve bazike ushqimore që janë sipas tij të papërballueshme, shkruan Veriu. info
Ai është shprehur mjaftë i revoltuar në një status në rrjetin Social Facebook, ku ka pasur kritika të ashpëra për shumë zhvatës që po vazhdojnë me rritjen e çmimeve esenciale.
Ani pse kjo rritje thuhej se vinte nga rritja e karburanteve, e që tani duhej të ishin ulur dhe çmimet e artikujve me uljen e çmimit të karburanteve, kritikat nuk i kurseu as për lDK-në e cila sipas tij po flet për rritjen e çmimeve e që e quan Pozhari hipokrizi të skajshme.
Postimi i plotë:
Çmimi i derivateve u liru, ndërsa çmimet e produkteve bazike ushqimore mbetet në qiell.
Ata që jetojnë në Kosovë, e dinë se sa sfiduese është të kalohet muaji me një pagë mesatare.
Çmimi i derivateve paraqitej si arsyeja kryesore për rritjen e çmimeve. Ndërsa, sa i përket krizës që solli pandemia, ajo edhe zyrtarisht është shpallur se ka përfunduar.
Shumë zhvatësin e kish pas ky shtet që mezi presin me i ngrit çmimet dhe mos t’i lëvizin më. Ju kujtohet rasti i fshehjes së vajit nëpër magazina dhe shitja e tij 100% më shtrenjtë. Projektligji për vendosjen e çmimeve tavan për produktet themelore, është dërguar në Kushtetuese nga LDK-ja.
Ju po vrani kokurrencën, jeni kundër tregut të lirë, patën thënë aso kohe nga kjo parti opozitare.
Produkte themelore janë përcaktuar drithërat, mielli, gruri, buka, orizi, pastat, vaji ushqimor i lulediellit, qumështi, kripa e kuzhinës, vezë pule, mish i pulës, sheqeri kristalor, produktet e higjienës personale dhe lëndët e drurit për djegie.
Tash e njëjta parti, del e flet për krizën që shkaktojnë çmimet e rritura. Njëjtë qysh fliste për dëmet që i shkakton Asocicacioni!
Çfarë hipokrizie e skajshme!