Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se është ftuar si folëse në një konferencë të nivelit të lartë që do të mbahet në Nju Jork gjatë muajit korrik.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pacolli njoftoi se së fundmi ka zhvilluar një takim me Dr. Nabhit Kapur, Ambasador dhe Përfaqësues i Përhershëm për Ujin dhe Kanalizimin në kuadër të Kombeve të Bashkuara. Sipas saj, nga kjo bisedë ka ardhur edhe ft esa zyrtare për të marrë pjesë si folëse në Konferencën e Nivelit të Lartë Politik për Ujin.
Ministrja theksoi rëndësinë e kësaj ngjarjeje ndërkombëtare, duke e cilësuar si një mundësi për të prezantuar prioritetet dhe angazhimet e Kosovës në fushën e menaxhimit të ujit, mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Konferenca pritet të mbledhë përfaqësues të lartë nga vende të ndryshme të botës, ekspertë dhe vendimmarrës, me fokus në sfidat globale që lidhen me ujin, infrastrukturën dhe ndryshimet klimatike.