Afërdita Paqarada tregon arsyen pse u largua nga Big Brother

Advertisement
  • Modelja Afërdita Paqarada ka treguar se pse u largua nga roli i saj si opinioniste e Big Brother.

    Ajo tha se për të më e rëndësishme është familja.

    “E falenderoj Adriatikun për mirëkuptimin. Tash merreni si të doni. Unë si Afërdita, ma të rëndësishmen e kam familjen. Gjatë kësaj përiudhe disa gjana dhe e shoh si prioritet që me qëndruar afër familjes”, potencoi ajo.

    Paqarada poashtu ka bërë të ditur se banesa e saj gjatë kohës sa ishte në “prime” ishte plaçkitur.

    “Gjatë kohës që kam qenë në Prime, shtëpia ime është plaçkitë, policia po merret me rastin” – tha Paqarada.

    Advertisement

    Ndryshe, konkurenti i saj favorit është Gjoni. Ajo “Lugatin” e sheh si fitues të Big Brother edhe pse rrugëtimi i tij u ndërpre për shkak të gjendjes shëndetësore.

    Derisa, sipas Paqaradës, Andi nuk është për Big Brother.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *