Abdixhiku me video ia numëron dështimet Qeverisë Kurti, e quan arrogante e të paaftë

Advertisement

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka zgjedhur që përmes një video t’ia numërojë premtimet e dhëna të Qeverisë Kurti,

e të cilat sipas shefit të LDK-së nuk janë përmbushur. E gjithë kjo vjen pasi po afrohet përvjetori i dytë i fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit, të cilat ia dhanë drejtimin e Qeverisë së Kosovës Lëvizjes Vetëvendosje.

 

Përmes kësaj video, Abdixhiku e quan Qeverinë Kurtin arrogante e të paaftë, dhe thotë se në vazhdimësi do t’i numërojmë të gjitha dështimet e tij, si një rikujtim i ndryshimit që nuk po ndodhë në Kosovë.

Advertisement

 

Ndryshe, gjatë dy viteve të qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti, kosovarët janë përballur me shtrenjtimin e kostove të jetës, teksa çmimet e produkteve ushqimore janë rritur shumë./Nacionale

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *