Abazoviq: Situata në Veri të Kosovës mund të kalojë në një konflikt, që do të ketë pasoja katastrofike për të gjithë

Advertisement
Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka reaguar pas sulmeve terroristë në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë një polici nga terroristët serbë. Ai ka kërkuar ndryshimin e politikave të kaluara dhe ka theksuar se dhuna nuk është zgjidhje.

Më tutje ai ka thënë se rasti i 24 shtatori ishte një tragjedi dhe ka apeluar Kosovën dhe Serbinë që të provojnë pajtimin pasi sipas tij situata të dielës shumë lehtë  ka mundur që të kalonte në konflikt më të madh, e i cili do të kishte pasoja të mëdha.

“Tragjedi dhe vazhdimi i një politike katastrofike ballkanike nga e cila, për fat të keq, ne si rajon nuk mund të dalim. Personalisht, ashpër dënoj dhunën, vrasjet, çfarë të themi tjetër, me vërtet të gjithë ishim të tronditur, kjo situatë mund të kalojë lehtësisht në një konflikt, një më të madh, që do të ketë pasoja katastrofike për të gjithë, dhe kështu është fatkeqësinë e kemi dhe ajo që nuk donim të kishim është gjaku në rrugë”, ka thënë ai.

Abazoviq ka thënë se Ballkani Perëndimor ka provuar gjithçka përveç pajtimit dhe sipas tij se politika e viteve 1990 duhet të marrë fund.

“Mali i Zi i qëndron pranë asaj që ka përfaqësuar edhe deri tani, ne mendojmë se politika e viteve 1990 duhet të marrë fund. Pra, popujt në këto treva kanë provuar gjithçka përveç pajtimit, prandaj apeli im është edhe në raport me popullit serb edhe në raport me popullin shqiptar, më në fund provoni një herë pajtimin. Ju keni provuar gjithçka, përpiquni të pajtoheni, besoj se do t’ju pëlqejë të gjithëve, për të gjithë do të jenë mirë, garantoj që kështu do të jetë”.

Advertisement

“Provoni atë që nuk e keni provuar kurrë, përndryshe ne të gjithë do të jemi në një problem të madh, të madh, të madh, nuk kemi oreks, as dëshirë dhe nuk na takon në asnjë mënyrë të marrim pjesë të mësojmë dikë se çfarë të bëjë siç duhet të sillet. Dhuna nuk është zgjidhje, sidomos dhuna që përfundon me konfrontime të përgjakshme, nuk është zgjidhje dhe le të përpiqemi të bëjmë diçka tjetër në të ardhmen për të mirën e të gjithë qytetarëve të rajonit”, ka përfunduar Abazoviq.