A po lëviz Kenia drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës?

Advertisement

Tutje siç shkruan ky medium Kenia ka lëvizur drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës, ku ka njohur zyrtarisht pasaportat kosovare në mars të këtij viti.

Ministri Mutua konfirmoi vizitën e ardhshme të Osmanit për të diskutuar për njohjen.

Telegrafi merr vesh se pala kosovare dhe ajo e Kenias janë duke u dakorduar për caktimin e datës së kësaj vizite ku edhe pritet që të zyrtarizohet njohja nga ky shtet.

Image

Kenia ka shprehur gatishmërinë e saj për të njohur Kosovën.

Këtë e bëri të ditur ministri i Jashtëm i Kenisë, Alfred Mutua gjatë një konference për shtyp në Nairobi, duke konfirmuar se po zhvillohen diskutime që Kenia ta njohë plotësisht pavarësinë e Kosovës.

Advertisement

Siç shkruan “Kenyan Foreing Policy” , ky njoftim vjen pas takimit të presidentit William Ruto me lideren kosovare Vjosa Osmani gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA) në New York.