A do t’ua kthejë paratë VisaMetric qytetarëve pasi pranoi të zbatojë verdiktin e Gjykatës

Advertisement

Pas një rezistence të madhe për t’iu përgjigjur mediave e madje edhe për të respektuar vendimin e parë të Gjykatës Komerciale, kompania e kontraktuar nga ambasada gjermane “VisaMetric” sot është dorëzuar përballë vendimit të shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale dhe ka vendosur që të respektojë vendimin që ndalon marrjen e 30 eurove në këmbim të shërbimeve postare për dërgim të pasaportës.

Kështu ka njoftuar sot përfaqësuesi ligjor i kësaj kompanie, duke thënë se ankesa rreth vendimit të shkallës së parë iu është refuzuar dhe se tashmë kanë pranuar vendimin e dytë që edhe do ta respektojnë.

 

Duke qenë se Ankesa e Visametric, ndaj Aktvendimit të Dhomës së Shkallës së Parë është refuzuar dhe Aktvendimin e kemi pranuar sot, Visametric do të respektojë Aktvendimin e Gjykatës”, kanë njoftuar nga Shoqëria e Avokatëve RPHS Law që është përfaqësues ligjor i “VisaMetric”.

Advertisement

Ndërkohë ambasada gjermane dhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde, kanë refuzuar që të komentojnë mbi këtë çështje duke thënë se Visametric është adresa për pyetje.