A do t’i japë leje Vuçiqit ta vizitojë Kosovën? Përgjigjet Kurti

Advertisement

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur nëse do t’i japë leje presidentit të Serbisë, Alekssander Vucic, për të vizituar Graçanicën.

Kurti ka pyetur gazetarin nëse e ka parë kërkesën e Vuçiqit, duke thënë se në momentin që presidenti serb do ta dërgojë kërkesën për vizitë, do ta trajtojë atë me seriozitetin dhe sinqeritetin më të madh.

“A e keni parë kërkesën.. Kur të na e dërgojë kërkesën do ta trajtojmë më seriozitetin dhe sinqeritetin më të madh”, ka thënë kryeministri.

Advertisement