Kajtazi: Ridvan Muharremi nuk ka vjedh pa lejen e Rozeta Hajdarit

Advertisement

Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar bastisjet e sotme në MINT dhe pronat e Ridvan Muharremit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se Muharremi nuk ka vjedhur pa lejen e Ministrisë së Tregtisë, Ndermarrësisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari.

“Ridvan Muharremi nuk ka vjedh pa lejen e Rozeta Hajdarit. Rozeta Hajdari nuk ka guxu me leju Ridvan Muharremin me vjedh pa lejen e Albin Kurtit. Prandaj, pa u arrestu Rozeta Hajdari dhe Albin Kurti, aksioni nuk eshte i plote!”, ka shkruar Kajtazi.

Advertisement

Bastisjet e sotme janë bërë nën dyshimin për keqpërdorim të rezervave shtetërore, dhe janë arrestuar Ridvan Muharremi dhe dy zyrtarë shtetëror në MINT.