Advertisement
Disa serbë të maskuar kanë gjuajtur me mjete piroteknike dhe mjete tjera të forta shpërthyese në drejtim të pjesëtarëve të të KFOR-it, sonte rreth orës 19:00 në Zveçan, raporton Gazeta10.
Gazetarët ishin duke u strehuar nga reshjet e shiut, shumë pranë njësiteve të KFOR-it të cilët më pas i kishin larguar ata prej aty për shkak të sigurisë.
Advertisement
Një numër i serbëve protestuesë është rikthyer sërish pranë objektit të komunës së Zveçanit.