Era Shtet/ Policia po ruan ndërtesën e komunës në Zubin Potok

Advertisement

Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, ka shtuar praninë në tri komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, teksa edhe Policia po vazhdon të ruajë ndërtesat e këtyre komunave.

Qytetarët serbë atje tashmë kanë filluar të mblidhen, teksa janë publikuar edhe pamje.

Ndonëse nuk ka pasur incidente nga dita e premte, situata atje duket të jetë e tensionuar.

Kujtojmë se gjithë kjo erdhi pas përplasjeve të serbëve lokalë me Policinë e Kosovës, të cilët hynë me forcë për të instaluar kryetarët e rinj shqiptarë.

Në anën tjetër përleshjet që shpërthyen midis protestuesve serbë dhe policisë bënë që Serbia të ngrejë gatishmërinë luftarake të ushtrisë së saj.

Advertisement

Kurse bashkësia ndërkombëtare e dënoi fuqishëm vendimin e Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri. NATO-ja kërkoi shtensionimin e menjëhershëm të situatës