Presidenti i Çekisë, Petr Pavel, e ka konfirmuar mbështetjen e tij ndaj Kosovës rreth anëtarësimit të saj në Këshillin e Evropës.
Kështu është shprehur ai, pasi mori pjes në Samitin e KiE, që u organizua nga kryesia islandeze e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, në Reykjavik më 16 dhe 17 maj.
Mbështetje e plotë për synimin e Kosovës për t’u bërë sa më shpejt anëtare e Këshillit të Evropës” , është shprehur ai.
Që nga themelimi i Këshillit të Evropës në vitin 1949, ky është Samiti i KiE, transmeton Paparaci.
Kosova në maj të vitit 2022 kishte aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Aplikimin në selinë e Këshillit të Evropës, në Strasburg, e ka bërë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla.
Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës. Këshilli mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare.
më 24 prill të këtij viti, Komiteti i Ministrave ia ka përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës pranimin e aplikimit për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Në njoftimin e lëshuar nga Komiteti i Ministrave thuhet se për bazë i kanë marrë edhe të arriturat e Kosovës në kuadër të dialogut me Serbinë për ta pranuar aplikimin për anëtarësim.