𝗣𝗼𝗹𝗶𝗰𝗶𝗮 𝗮𝗿𝗿𝗲𝘀𝘁𝗼𝗻 𝗖𝗹𝗹𝗲𝘃𝗶𝗼𝗻, 𝗸𝗷𝗼 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝗮𝗿𝘀𝘆𝗲𝗷𝗮 🔻

Advertisement

Klevio Ahmetaj, i njohur në rrjetin social “TikTok” si Cllevio Serbiano është vënë në pranga këtë të diel.

Sipas burimeve, Ahmetaj është ndaluar në Rinas pas një denoncimi të reperit Rigels Rajku, ose ndryshe Noizy.

Sipas denoncimit të Noizyt, Cllevio e ka përndjekur duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frike.

Sipas burimeve zyrtare, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas është bërë ndalimi i shtetasit Kleviol Ahmeti kjo pasi ndaj tij është bërë një kallëzim penal më 13 prill nga shtetasi Rigel Rajku dhe Bashkim Rajku.

Sipas kallëzimit, Ahmeti i ka shkaktuar “një gjendje të rëndë ankthi dhe frike të vazhdueshme, me kërcënimet që i ka bërë në rrjetin e tij social Tik-Tok, ku është shprehur se do ta vrasë dhe do ta shkatërrojë” etj.

Advertisement

Ahmeti rezulton me precedentë penal, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.