Publikohet një fotografi e paparë e Martin Berishajt me Hashim Thaçin

Advertisement

Pavarësisht pushteteve në Kosovë, Martin Berishaj ofronte buzëqeshje pareshtur, me këdo që ulej përpara. Kjo mbase mund të jetë një nga aftësitë e tij që përmes qëndrimit dhe haresë mjaft të shpërfaqur, të bëhet një ‘figurë e dashur dhe admiruar’ nga disa politikanë në Kosovë, raporton Paparaci.

Ndonëse viteve të fundit, Berishaj u shpërblye nga pushteti i Lëvizjes Vetëvendosje si ambasador i Kosovës në Kroaci, ai kishte një afërsi edhe me ish-kryeministrin Hashim Thaçi.

 

Një foto e vjetër dhe e rrallë që funksionarëve apo mbështetësve të LVV-së ndoshta nuk mund t’iu pëlqejë, e siguruar nga Paparaci, tregon se Berishaj ishte goxha i afërt me ish-kryetarin e PDK-së.

Në këtë foto të shkrepur gjatë periudhës kur Thaçi ishte në opozitë, para se Kosova ta shpallte pavarësinë e saj më 17 shkurt të 2008’s, diplomatit kosovar i shfaqej një buzëqeshje e gjerë në fytyrë, duke treguar se ai kishte një qëndrim pozitiv ndaj ish-kryeministrit.

Berisha, teksa i vërehej qartazi buzëqeshja por jo edhe arsyet, ishte shfaqur krah për krah me Thaçin, kur ky i fundit dukej më serioz e në mendime, në një ndejë ku siç edhe shihej, nuk mungonte cigarja e as pijet e tjera me apo pa alkool, shkruan Paparaci. 

Advertisement

Në anën tjetër, buzëqeshja do të përcillte Berishajn edhe pas më shumë se 10 vite. Por, kësaj radhe në rrethana krejt të ndryshme. Nga Hashim Thaçi tek Albin Kurti. Krejt kjo për një periudhë jo të vogël apo të ‘lehtë’, kushedi.

Kësisoj, me kalimin e kohës, Berishaj ndryshoi “qëndrimin” dhe u afrua me Lëvizjen Vetëvendosje.

Përmes fotografive të shumta të publikuara nëpër rrjete sociale, Berishaj theksohet se ka një afërsi bukur të mirë me kreun e ekzekutivit.