𝐀 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐨𝐥𝐥𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐕𝐕 𝐧𝐠𝐚 𝐃𝐞𝐣𝐨𝐧𝐚 𝐌𝐢𝐡𝐚𝐥𝐢, 𝐟𝐥𝐚𝐬𝐢𝐧 𝐝𝐞𝐩𝐮𝐭𝐞𝐭ë𝐭 𝐞 𝐤ë𝐬𝐚𝐣 𝐩𝐚𝐫𝐭𝐢𝐞 𝐋𝐚𝐣𝐦𝐢 𝐧ë 𝐤𝐨𝐦𝐞𝐧𝐭

Advertisement

Është pjesë e “Grupit të Tiranës”, por ka një “rëndësi” të madhe për komplet funksionimin e Lëvizjes Vetëvendosje. Antarja e VV-së, Dejona Mihali u tha se kontrollon këtë subjekt politik. Këtë e deklaroi deputeti, Haki Abazi sot.

“Zonja Mihali nuk ka qenë pjesë e votimeve, nuk ka qenë pjesë e listës së deputetëve, nuk ka qenë në garën e brendshme për zgjedhjet brenda Lëvizjes Vetëvendosje, por, është njeriu kryesor që kontrollon dhe menaxhon me grupin parlamentar dhe vendimmarrjet që bëhen aty”, u shpreh Abazi sot.

Në lidhje me këtë, Insajderi ka kontaktuar me disa nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

 

Deputeti Gramos Agusholli, tha për Insajderin se personalisht nuk kontrollohet nga askush dhe është i pavarur në vendimet që merr.

“Personalisht nuk kontrollohna nga askush, jam i pavarur ne vendime”, tha Agusholli për Insajderin.

I njëjti tha se shkon në qëndrime të partisë kur ato janë qëndrime që përputhen me parimet e tij.

“Ne shumicën e rasteve shkoj sipas qëndrimit të partisë kur ato janë qëndrime që përputhen me parimet e mia”, tha ai për Insajderin.

Në anën tjetër, deputeti i VV-së, Eman Rrahmani tha se refuzon ta komentojë deklaratën e Abazit, megjithatë sipas tij kush është i kontrollueshëm kontrollohet.

Advertisement

“Nuk do ta komentoja deklaratën e deputetit. Megjithatë kushdo që është i kontrollueshëm kontrollohet kështu funksionon kjo”, tha ai për Insajderin.

Kurse deputeti Fitim Uka, tha se nuk dëshiron ta komentojë deklaratën e deputetit Abazi fare.

“Nuk dua ta konentoj deklaratën e deputetit”, tha shkurt Uka për Insajderin.

I kontaktuar ka qenë edhe deputeti i VV-së, Visar Korenica por deri më tani nuk ka kthyer përgjigje.

Insajderi ka dërguar pyetje edhe tek deputetja Saranda Bogujevci, por, as ajo nuk është përgjigjur deri tani./Gazeta Insajderi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *