Video-incizimet | Haxhiu e luan të pa informuarën: Nuk e di për çka e ka fjalën deputeti Haki Abazi

Advertisement

Ministja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është deklaruar pas deklaratës së Abazit se ekzistojnë video-incizime ku shihet se kush i ka marrë mostrat brenda laboratorit të IML’së për rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Ajo ka deklaruar se nuk e din se për çfarë e ka fjalën deputeti Haki Abazi.

Nuk e di për çka e ka fjalën deputeti Haki Abazi. Dëshmitari i rastit të jetë deputeti Abazi. Secili që ka dëshmi duhet së pari të shkoj në Prokuroi e ti qoj ato. është e rëndësishme ta njoftoj prokurorin e mos të tentoj të fshihet prapa imunitetitn të tij prej deputeti” tha Ministrja Haxhiu, përcjell Gazeta Insajderi.

E pyetur se a ka video incizime brenda laboratorit, Haxhiu tha se duhet ta pyetni deputetin Abazi

Advertisement

“Këtë pyetje duhet të ia bëni Deputetit Abazi sepse ai ka thënë që ekziston diçka e tillë. Mua më kanë thënë nga zyrtarët e laboratorit se kamerat ekzistojnë por ato fshihen pas një periudhe”, tha ajo.

Deputeti Abazi tha në konferencën e thirrur për media se video incizimet janë ato që konfirmojnë se kush i ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga IML-ja.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *