Ky është i dyshuari për dhunimin e 26-vjeçares në një motel në Ferizaj, arrestohet dhe ndalohet për 48 orë

Advertisement

Një rast i dhunimit dyshohet të ketë ndodhur në njërin nga motelet në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, mbrëmë pas mesnate. Rasti është denoncuar nga viktima, një 26-vjeçare, e cila ka raportuar se është detyruar të kryej marrëdhënie seksuale nga një burrë

Denoncimi i saj aktivizoi Policinë, me ç’rast u identifikua dhe u arrestua i dyshuari, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Granit Hysenin, i njohur si Granit Petrova, i cili po dyshohet se e ka dhunuar seksualisht vajzën 26-vjeçare.

Sinjali mëson se rasti dyshohet të ketë ndodhur pasi viktima dhe i dyshuari ndodheshin bashkë në veturë dhe vendosën të bënin një shëtitje. Bazuar në dëshminë e viktimës, i dyshuari e ka mashtruar dhe derisa ishin në lëvizje, ai e çoi në motelin Prada, ku me forcë dyshohet se e detyroi të kryenin marrëdhënie seksuale.

Advertisement

Pasi Policia arriti ta lokalizojë vendndodhjen e të dyshuarit, i njëjti u arrestua dhe u shoqërua në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor prej 48 orësh dhe ndërmarrjen e veprimeve të tjera brenda afatit ligjor.

Rasti është konfiruar edhe nga Policia e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *