Gjermani: Shqiptari vret ish-gruan e tij

Advertisement

Një shqiptar dyshohet se e ka vrarë ish- gruan e tij.

Ngjarja tragjike ka ndodhur të shtunen në Gjermani, në fshatin Markdorf në Baden Wurttenberg.

47-vjeçari kishte shkuar në vendin e punës tanimë të së ndjerës.

Sipas raportimeve të mediave gjermane, bëhet e ditur se burri kishte qenë i dehur kur e kishte qëlluar 44-vjeçar en.

Advertisement

Shqiptari u arrestua dhe u dërgua në paraburgim, u bë e ditur nga një komunikatë e përbashkët e Policisë së Ravensburgut dhe prokurorisë së Konstanzës

 

Organet e rendit bëjnë të ditur se po punohet për zbardhur krimin.

 

Sipas tyre, dyshohet se ngjarja ishte parë nga ana e dëshmitarëve, por se ishin larguar nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinte policia.

Policia i fton të gjithë ata që kanë informacione lidhur me ngjarjen që të japin ndihmën e tyre lidhur me rastin.

Gruaja ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Motivet e ngjarjes tragjike ende mbeten të paqarta, përcjell Klankosova.tv/Klankosova.tv

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *