Advertisement
Skuadra e Southampton ka njoftuar se ka larguar trajnerin, Nathan Jones, pas humbjes së djeshme kundër Wolves me rezultat 1-2.
Jones e mori drejtimin e klubit anglez në nëntor të vitit të kaluar për të zëvendësuar ish-trajnerin, Ralph Hasenhuttl.
Megjithatë, rezultatet aspak pozitive kanë shtyrë drejtuesit e Southampton të marrin këtë vendim.
Ai në 14 ndeshje ka regjistruar katër fitore dhe nëntë humbje, ku vlen të theksohet se nga këto katër fitore vetëm një prej tyre e ka arritur në Premier League.
Advertisement
Siç bëhet e ditur në njoftimin e ‘The Saints’ përkohësisht rolin e trajnerit do ta marrë Ruben Selles.
Southampton gjendet në pozitën e fundit në renditjen tabelore me vetëm 15 pikë të grumbulluara nga 22 xhiro.