Advertisement
Burime të Gazeta Minuti bëjnë të ditur se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndërmarrë një tjetër vendim të rëndësishëm në strukturat drejtuese të komunës.
Sipas këtyre burimeve, Rama ka shkarkuar edhe Shkëmb Manaj nga pozita e nënkryetarit të kryeqytetit.
Ky vendim vjen në një kohë kur në Komunën e Prishtinës janë vërejtur lëvizje dhe ndryshime të shpeshta në pozitat e larta drejtuese. Kujtojmë se Manaj ishte emëruar në këtë pozitë gjatë vitit 2025 nga vetë Rama , duke qenë pjesë e ekipit të tij ekzekutiv.
Advertisement