Mblidhet Qeveria në detyrë, miraton tetë vendime

Advertisement

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike ku janë miratuar tetë vendime të rëndësishme.

  • U aprovua Raporti Tremujor i Buxhetit 2026.
  • U lejuan ndryshime buxhetore, duke mundësuar bartjen e shpenzimeve nga ministritë ekzistuese tek ministritë e reja.
  • U ndanë 45 mijë euro për promovimin ndërkombëtar në Forumin Ekonomik të Vjenës.
  • U emërua Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.
  • U miratua pagesa për 52 specializantë lehona, me vlerë mbi 475 mijë euro deri në fund të vitit 2026.
  • U krijua Grupi Koordinues kundër dhunës në familje, ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore
    Advertisement
    .
  • U vazhdua mandati i Sekretarisë së Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë për dy vite.
  • U plotësuan e ndryshuan vendime të mëparshme për të siguruar vazhdimësinë e këtij komisioni.