Ja data kur mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë

Advertisement

Vendi po shkon drejt një cikli të ri zgjedhor, ndërsa sinjalet politike për shpërndarjen e Kuvendit dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme po bëhen gjithnjë e më të forta, raporton Gazeta Minuti.

Kreu i Ramush Haradinaj ka deklaruar sot me bindje të plotë se procesi zgjedhor është tashmë i pashmangshëm.


“Jo ndoshta, por jemi në zgjedhje. Kurti e di se si shkojnë punët për zgjedhjen e presidentit”, u shpreh Haradinaj.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur vendi po përballet me sfida institucionale, veçanërisht lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit, çështje që në të kaluarën ka çuar edhe në shpërndarje të Kuvendit dhe zgjedhje të reja.

Sipas zhvillimeve aktuale politike, në rast se vendi shkon në zgjedhje, datat më të përfolura për mbajtjen e tyre janë 7 ose 14 qershori.

Sfondi politik

Nëse ky skenar realizohet, këto do të ishin zgjedhjet e treta parlamentare që nga 9 shkurti i vitit 2025, duke reflektuar një periudhë të gjatë paqëndrueshmërie politike dhe sfida në sigurimin e stabilitetit institucional.

Analistët vlerësojnë se një tjetër proces zgjedhor brenda një periudhe kaq të shkurtër do të ndikonte ndjeshëm në dinamikën politike, por edhe në zhvillimet ekonomike dhe institucionale të vendit.

Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse këto paralajmërime do të konkretizohen me hapa formalë drejt shpalljes së zgjedhjeve.