Advertisement
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka cilësuar si “dinamike” situatën politike, duke akuzuar shumicën për bllokim të iniciativave të opozitës dhe kalkulime elektorale.
“Në Kryesi, qasja […] ishte e ngurtë, pasi çdo iniciativë e opozitës po refuzohet”, shkroi ai, duke përmendur mosfutjen në rend dite të rezolutës për vlerat e lirisë.
Advertisement
Sipas Tahirit, këto veprime nuk janë rastësi, por pjesë e një strategjie politike.
“Kur i sheh të gjitha bashkë […] është e qartë se fokusi nuk është më vendimmarrja, por pozicionimi politik”, theksoi ai.
Ai shtoi se zhvillimet aktuale tregojnë se vendi po hyn në një fazë parazgjedhore.