Ramush Haradinaj thekson se Kushtetuta është dokumenti themelor që mishëron idealet e luftës çlirimtare për liri dhe shtetësi, duke garantuar të drejtat e njeriut, barazinë para ligjit dhe mbrojtjen e qytetarëve, raporton GazetaBlic.
Ai gjithashtu përmendi shkeljet e shpeshta të Kushtetutës në 5 vitet e fundit dhe thotë se këto praktika antikushtetuese duhet të ndalen menjëherë.
Haradinaj përfundon me urime për këtë ditë të rëndësishme.
Postimi i plotë:
Sot, Republika e Kosovës shënon Ditën e Kushtetutës, dokumentin themelor që mishëron idealet e luftës çlirimtare për liri dhe shtetësi. Kjo Kushtetutë moderne është gardiani që mbron arritjen më të madhe të shqiptarëve, shtetin e pavarur të Kosovës, duke garantuar të drejtat e njeriut, barazinë para ligjit dhe mbrojtjen e qytetarëve pa dallim.
Në 5 vitet e fundit, kemi parë shkelje të panumërta të Kushtetutës, përmes vendimeve dhe veprimeve antikushtetuese duke anashkaluar qëllimshem parimet e saj.
Kjo praktikë duhet të ndalet urgjentisht.
Urime Dita e Kushtetutës!