Njoftim i mirë për gjithë fëmijët që marrin shtesa

Advertisement

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka paralajmëruar se shumë shpejt në Qeveri do të dërgohet një paketë e madhe financiare në vlerë prej rreth 200 milionë euro, e cila synon rimekëmbjen ekonomike dhe mbështetjen sociale të qytetarëve, raporton Gazeta Minuti.

Sipas paralajmërimeve, pjesë e kësaj pakete do të jenë edhe familjet me fëmijë, ku pritet rritje e shtesave mujore për ta. Kjo vjen në vazhdën e politikave sociale të ekzekutivit, që tashmë kanë synuar zgjerimin e mbështetjes për këtë kategori.

Murati ka theksuar më herët se shtesat për fëmijë janë ndër prioritetet kryesore dhe ato pritet të rriten, duke ndikuar drejtpërdrejt në mirëqenien e familjeve në vend. Aktualisht, këto shtesa jepen në baza mujore dhe synimi është që ato të shtohen edhe më tej në kuadër të reformave të reja sociale.

Advertisement

Pakoja prej 200 milionë euro pritet të përfshijë masa konkrete për përballimin e kostos së jetesës, mbështetje për familjet dhe stimulim të ekonomisë, ndërsa detajet e plota do të bëhen të ditura pas shqyrtimit dhe miratimit në mbledhjen e Qeverisë.

Kjo lëvizje shihet si një ndër ndërhyrjet më të mëdha financiare të muajve të fundit, me fokus të veçantë tek shtresat më të ndjeshme të shoqërisë/ Gazeta Minuti/